Ministrja e Brendshme Albana Koçiu do sistemojë adresat e shtëpive

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.09.2025, 15:49

Edi Rama "i shpalli luftë" të egër bandave me emërimin e ministres së Brendshme Albana Koçiu. Sot, ai i ka besuar asaj një detyrë shumë të rëndësishme në këtë ministri, siç është sistemini i adredave të qytetarëve apo monitorimi i punës së zjarrfikëseve.

Ai theksoi se Koçiu duhet të sjellë një “ndryshim radikal të profilit të ministrit të Punëve të Brendshme”, duke vënë prioritetet te problematikat e lëna pas prej dekadash, si sistemi i adresave dhe shërbimi zjarrfikës.

“Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie, ekskluzivisht te policia, sot e gjithë ditën 35 vjet transformime demografike, që nga Tirana që janë sot shumë më të mëdha seç ishin 35 vite më parë, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash. Ende sot, na e gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë.

Lum ata që kanë pallat me shigjeta, ose sot kemi një sistem të prapambetur zjarrfikësash me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur, por në këtë mandat të katërt duhet të na interesojnë ndryshimet që duhet të ndodhin, zjarrfikësat janë lënë në plan të dytë. Problemi më i madh sot i shfaqur qartësisht në verën që po kalon dhe do jetë problem qendror në vitet në vijim janë zjarret”, u shpreh kryeministri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit