Pushuesit e Vlorës ankohen: Ujërat e zeza derdhen direkt në det, ku të lahemi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.09.2025, 14:53

Në Vlorë, qindra njerëz vazhdojnë të drejtohen çdo ditë drejt bregdetit për të shijuar diellin dhe detin në këtë fund shtatori me temperatura mbi 30 gradë.

Por, përtej atmosferës së këndshme të plazhit, ka një problem që nuk po zgjidhet: kanalizimi dhe shkarkimi i ujërave në zonat pranë bregdetit.

Banorët dhe turistët ankohen për ujërat e zeza, që shpesh shkarkohen drejtpërdrejt në det, duke ndotur plazhet dhe duke rrezikuar shëndetin publik.

Edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si ujërat e zeza derdhen direkt në det duke e ndotur dhe bërë të pashfrytëzueshëm për pushuesit.

Këta të fundit ankohen duke thënë se kjo nuk është hera e parë që përballen me këtë situatë aspak të këndshme dhe normale dhe bashkia vijon të mos marrë asnjë lloj mase përballë kësaj maskre natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit