Çmenduria’ e radhës e Elira Kokonës, trruallin e shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” ia jep oligarkëve për kullë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.09.2025, 14:32

Në Tiranë po përgatitet një tjetër skenar i errët grabitjeje, i fshehur pas termit të bukur “investime strategjike”. Në qendër të këtij projekti që ka ndezur polemika qëndron Korporata Shqiptare e Investimeve, e drejtuar nga Elira Kokona, ish-sekretare e përgjithshme në disa ministri, e përfolur për lidhje me kompani klienteliste dhe tendera të dyshimtë.

Sipas planeve, trualli i Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, një institucion historik në Rrugën e Elbasanit, ku janë rritur brez pas brezi jetimë, do të shembet. Në vend të saj nuk do të ngrihet një hapësirë më e madhe për fëmijët, as një ambient më modern për mirëqenien e tyre, por një kullë gjigante betoni që do t’i kalojë oligarkëve të afërt me pushtetin.

Skema është e thjeshtë por cinike, shteti i dorëzon privatëve një truall me vlerë të jashtëzakonshme, në zemër të kryeqytetit, pranë stadiumit “Air Albania”, ndërsa në këmbim, kompania private merr përsipër të ndërtojë një godinë të re për jetimët dhe një objekt për Inspektoriatet… por larg qendrës, në rrugën Gramoz Pashko.

Pra, ndërsa oligarkët do të fitojnë një parcelë të artë për të ngritur një tjetër kullë miliona-eurosh, fëmijëve jetimë u hiqet streha e vetme që kanë njohur ndonjëherë. Në vend të kujdesit dhe kushteve më të mira, ata përzihen nga qendra e qytetit për t’iu hapur vendin betoneve të oligarkëve.

Kjo nuk është hera e parë që pronat publike, shkollat, qendrat sociale apo institucionet e vjetra sakrifikohen për biznes privat. Por fakti që tani në shënjestër është bërë shtëpia e fëmijëve jetimë e kthen këtë histori në një simbol të qartë të babëzisë dhe cinizmit: në Shqipërinë e 2030-s, edhe më të pambrojturit nuk shpëtojnë nga etja për kulla dhe tendera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit