Mziu: Tritoli në banesën time është dorë e qeverisë për të më mbyllur gojën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.09.2025, 13:40

Pas mesnate, banesa e deputetit demokrat Xhelal Mziu u përfshi nga një shpërthim me eksploziv. Për fat të mirë si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Banesa e Mziut, në Kodër Kamëz ka pësuar dëmtim në pesën e portës së jashtme. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Mziu u shpreh se nuk ka konflikte dhe nuk i ka borxh njeriu, ndërsa shtoi se eksplozivin ia kanë vendosur bandat e qeverisë me porosi të saj pasi vetëm ajo nuk do që deputetët e opozitës të hapin gojën dhe të denoncojnë aferat e tyre. Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë së shpërthimi me tritol në murin rrethues në banesën e tij në Kamëz ka prapavijë politike.

“Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përveçse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni”, tha Mziu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit