Një video që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon disa infermiere të Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë duke konsumuar birra dhe cigare në ambientet e jashtme të spitalit. Pamjet, të regjistruara gjatë orarit të punës, i paraqesin pjesëtaret e stafit shëndetësor të ulura në tavolinë, duke festuar e duke pirë.
Ky veprim përbën shkelje të etikës profesionale, pasi personeli shëndetësor ka detyrimin të tregojë sjellje shembullore dhe jo shkelje të sigurisë së pacientëve, sepse alkooli mund të ndikojë në aftësinë e tyre gjatë shërbimit ndaj pacientit; shkelje të rregullave të brendshme të institucionit, ku ndalohet konsumimi i alkoolit dhe duhanit; si dhe dëmtim të imazhit publik të spitalit, duke hequr besimin e qytetarëve tek sistemi shëndetësor. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e drejtuesve të spitalit dhe autoriteteve përkatëse.
Me këto pamje si mund të këtë besim një pacient t'i drejtohet mjekëve qe konsumojnë alkool sidomos në ambientet pranë spitalit?