Rastet ku njerku abuzon me vajzën e partneres po shtohen. Së fundmi një 37-vjeçar me iniciale B.B banues në Elbasan e ka kryer këtë vepër të turpshme. 37-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. Policia po vijon më tej hetimet për të zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan: -ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.