Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja e bandës së Suel Çelës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.09.2025, 12:46

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e njohur si gjyqtarja e Suel Çelës, ka dalë nga qelia pas vendimit të fundit të GJKKO.

Gjyqtari Erjon Çela ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, duke i lejuar Fetahut të vijojë procesin gjyqësor në ambientet e banesës së saj. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj, ku kërkonte prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm.

Fetahu është nën hetim në dy dosje të SPAK-ut, që lidhen me emra të njohur të botës së krimit në Elbasan: Suel Çelën dhe organizatën “Çopja”. Sipas SPAK, ajo ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një celular në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete për vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Ish-gjyqtarja dha dorëheqjen nga sistemi më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para se të hynte në sitën e vetingut. Për shumëkënd, ky rast është fotografia më e qartë e drejtësisë shqiptare: dikush hyn në burg, dikush tjetër del nga burgu, por gjithmonë duket se ata me lidhje e “çelësa të fortë” nuk e ndjejnë kurrë peshën e prangave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit