Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.
Një 37-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare e cila rezulton të jetë vajza e bashkëjetueses së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç", pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”.
Kjo ngjarje vjen një ditë pasi në Përmet u zbulua një rast i ngjashëm ku një 16-vjeçare ishte abuzuar seksualisht për 3 vite me radhë nga njerku i saj polic.