19-vjeçarja në Këlcyrë plagos kushëririn e saj me pushkë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.09.2025, 11:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, 27-vjeçarin D.S., me një pushkë sportive. Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma u sekuestrua si provë materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K.B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur kushëririn e saj,” njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit