Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Këlcyrë, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, Pajtim Baka.
Për tre vite me radhë, që kur ishte 13-vjeçe vajza është abuzuar nga njerku i saj dhe vitet e fundit ajo ishte lidhur me një 47-vjeçar dhe më pas me një të ri.
Sipas informacioneve, ka qenë vetë e mitura që ka ngacmuar policin, Agim Ago, i cili është në arrati, duke i shkruar, joshur dhe dërguar video erotike.
Pas këtyre videove intime edhe vetë polici i është përgjigjur në të njëjtën formë pa e ditur se e mitura do e shantazhonte.
16-vjeçarja në bashkëpunim me të dashurin 47-vjeçar ka kërcënuara duke i kërkuar 10 milion lekë (të vjetra) policit ose do të publikonte pamjet.
Pasi lajmi u bë publik, polici u arratis, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.