Qeveria "Rama 4" ka nisur zyrtarisht mandatet e saj, pasi kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e tij kanë bërë betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ky betim shënon nisjen e mandatit të katërt për socialistët, të cilët janë rikthyer në pushtet pas një seance tensioni me PD në Kuvend, ku ministrat morën votat në një seancë të shkurtër që zgjati vetëm 25 minuta. Pas betimit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbledhjen e parë të qeverisë në Kryeministri.
Një nga momentet më të diskutueshme të këtij betimi ishte emërimi i Diellës, ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale. Edhe pse emri i saj është përfshirë në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit, nuk ka ende një dekret të veçantë nga Presidenti Begaj për emërimin e saj. Në dekretin e vetëm të nënshkruar nga Presidenti, përveçse është emëruar Edi Rama si kryeministër, është specifikuar edhe përgjegjësia e tij për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual, Diella, i cili do të drejtojë Ministrinë e Prokurorimeve Publike e komanduar nga Rama.
Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja.
Kabineti i ri qeveritar
Edi Rama – Kryeministër
Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj – Ministria e Financave
Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit
Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Diella (e krijuar me inteligjencë artificiale) – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike;
Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Ministrie e Shtetit për kryenegociator;
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin.
