Arrestohen dy vëllezër për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Renis Dobrës

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.09.2025, 10:01

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë që tronditi Dibrën në korrik, kur 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i vrarë në liqenin e Ulzës.

Dy të arrestuarit, K. B., 29 vjeç, dhe A. B., 24 vjeç, u ndaluan në një apartament pranë kompleksit “Delijorgji” në Tiranë, pas një operacioni të zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me RENEA-n. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Dobrës, së bashku me vëllanë e tyre F. B. dhe një tjetër person të arrestuar më herët.

Sipas hetimeve, viktima u rrëmbye dhe u mbajt peng më 8 korrik 2025, ndërsa më pas trupi i tij u gjet në liqenin e Ulzës. Të dy vëllezërit janë dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit