Autori që i vendosi tritol ishte me biçikletë dhe i veshur me të zeza! Xhelal Mziu: S’kam konflikte!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.09.2025, 09:47

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pas mesnatës në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu në Kamëz. Deputeti ka deklaruar para hetuesve se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek ndonjë person konkret. Në momentin e ngjarjes, në banesë ishin vetëm ai dhe bashkëshortja, të cilët nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se shpërthimi është një mesazh intimidues, pasi sasia e tritolit ishte relativisht e vogël dhe u vendos në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, autoritetet kanë identifikuar një person të vetëm si autor të dyshuar. Ai është parë duke lëvizur me biçikletë dhe duke qenë i veshur me rroba të zeza, ndërsa kërkimet për kapjen e tij janë në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit