
Policia ka njoftuar se hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar sasinë e lëndës plasëse të përdorur, ndërsa ekspertët janë thirrur për të verifikuar detajet. Për momentin, grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur motivet e këtij akti. Nuk ka ende informacion nëse ky shpërthim është një mesazh për deputetin apo ka lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm.

Banesa e deputetit nuk ka pasur kamerat aktive gjatë shpërthimit, pasi ato ishin shkëputur për shkak të një defekti. Në këto kushte, hetuesit janë duke u mbështetur te videot e siguruara nga kamerat e lagjes për të zbardhur më tej ngjarjen. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për sqarimin e rrethanave të shpërthimit.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.