Policia terrorizon qytetarët, kthen shtëpinë përmbys pa asnjë shpjegim

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.09.2025, 00:01

Një familje nga kryeqyteti ka bërë një denoncim të fortë ndaj Policisë së Komisariatit nr. 3, duke pretenduar se forcat e rendit kanë hyrë në banesën e tyre pa mandat dhe kanë ushtruar "dhunë", pa ofruar asnjë shpjegim për arsyen e kontrollit.

Sipas familjarëve, ndërhyrja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka shkaktuar frikë e panik te të pranishmit. Ata thonë se policia jo vetëm që ka hyrë pa paralajmërim, por ka dëmtuar dyer e dritare, duke lënë pas rrëmujë në shtëpi.

Në një video që, sipas denoncuesve, është regjistruar nga një i afërm, shihen momente tensioni ku një efektiv kap me forcë një të ri që po filmonte aksionin brenda banesës.

Mesazhi i plotë i qytetarit për redaksinë:
“Si jeni, dua të bëj një denoncim. M’ka ardh policia e Komisariatit nr. 3 pa mandat, kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë kthyer përmbys, kanë prishur dyer e dritare. S’kemi qenë në shtëpi. Kemi një video që e ka bërë çuni i xhajes. Erdhen sot në 5 të mëngjesit prapë, pa mandat, pa gjë, dhe s’japin asnjë shpjegim.”

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zhvillimit të kontrolleve policore dhe respektimin e procedurave ligjore. Deri në publikimin e këtij lajmi, policia e Tiranës nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me akuzat.

Redaksia do të ndjekë rastin dhe do të përcjellë çdo qëndrim apo informacion shtesë nga autoritetet, ndërsa familja kërkon sqarime dhe përgjegjësi për veprimet e uniformave blu.

Reagimi i Policisë:

"Sot me date 26.08.2025 eshte bere e mundur kapja e personit te shpallur ne kerkim shtetasit: – Florant Jardi Doku (Pellumbi), i dtl 22.02.1996.

Ky shtetas eshte i shpallur ne kerkim pasi Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane ka derguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit penal nr 2082 date 25.07.2025 te Gjykates e Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane e cila ka caktuar masen e sigurise "Arrest me burg" per vepren penale "Largim i te burgosurit nga vendi qendrimit", parashikuar nga neni 323 i K. Penal. Gjate kontrollit te baneses ketij shtetasi i jane gjetur 1 karikator pistolete model TT dhe 5 fisheke, 1 karikator kallash model automatiku, 1 karikator model arme automatike TOMSON, 1 pjese mekanizmi shkrepes arme kallash.

Per sa me lart po kryhen veprime proceduriale dhe materialet do referon per vepren penale “ largimi i te burgosurit nga vendi qendrimit” dhe “ mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe municinit” parashikuar nga neni 323 dhe 278/2 i K.Penal"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit