Lenc pazarxhiu mavi i QSUT i fal 500 MILIONË Lekë oligarkut të Shëndetësisë Tur Kadareja

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.09.2025, 21:29

Një tjetër tender klientelist është dhënë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga drejtori i ri, deputeti i PS "mavi i thekur", Florenc Spaho. Ky i fundit nuk arriti të siguronte një mandat në zgjedhjet e fundit por u shpërblye nga partia me një post shumë më të majmë se mandati i deputetit.

Më shumë se gjymë miliard lekë i ka futur në xhep Lenc pazarxhiu kompanisë së oligarkut të Shëndetësisë Artur Kadareja “Biometric Albania” Shpk.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq pasi nga gara janë skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë, përfshirë atë që ka dhënë ofertën më të ulët.

549 MILIONË LEKË nga taksat e popullit i janë dhënë Kadaresë, një prej oligarkëve më kontraversë të kësaj fushe, i njohur për përfitimin pa kriter të parave publike nga titullarët shtetërorë.

Buxheti i Shëndetësisë është goxha i majmë dhe ka vend plot për të mbushur barkun e oligarkëve të preferuar të sistemit.

Mbi 30 MILIARD Lekë për 421 tendera ka përfituar Kadareja nga Shëndetësia si operator i vetëm pa llogaritur bashkimet ekonomike me oligarkë të tjerë. Ndërsa vetëm nga QSUT ka përfituar 15 MILIARD Lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit