Kjo zonjë ndodhet e vetme në Fresk, nuk mban mend rrugën për në shtëpi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.09.2025, 21:15

Një grua e moshuar është parë e vetme në zonën e Freskut në Tiranë, përballë restorantit “Kadri Deliu”. Sipas një vajze që e gjeti aty, zonja nuk mban mend as adresën dhe as shtëpinë e saj.

E reja rrëfen se u përpoq ta ndihmonte duke i blerë ushqime, pasi gruaja nuk kishte ngrënë, por pavarësisht dëshirës nuk mundi të bënte më shumë.

Në një mesazh të dërguar për JOQ, ajo shkruan: “Përshëndetje si jeni? Kjo zonja është e vetme në zonën e Freskut përballë restorant Kadri Daliu. Foton e kam bërë para 20 minutash. I bleva diçka se nuk kishte ngrënë fare dhe e pyeta ku jetonte që ta dërgoja në shtëpi. Nuk e dinte fare. Unë nuk munda ta ndihmoja më tepër. Emrin nuk ma tha, por tha që ka një vajzë e cila jeton në Gjermani.”

Kushdo që mund ta njohë zonjën ose familjarët e saj, lutet të kontaktojë menjëherë që ajo të kthehet pranë të afërmve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit