Një tjetër episod i turpshëm për emergjencat shqiptare është shënuar ditën e sotme në fshatin Kozare, Kuçovë, ku një vatër zjarri u aktivizua. Nuk dihet nëse kjo vatër zjarri është vënë qëllimisht nga vetë banorët e zonës për djegien e ndonjë sipërfaqeje të caktuar.
Situata rëndohet akoma më shumë pasi sipas banorëve të fshatit zjarrfikësja e Bashkisë Kuçovë u shfaq në vendngjarje, por me pajisje që më shumë i ngjanin një loje fëmijësh sesa mjeteve të një shërbimi emergjence.
Në vend të një reagimi serioz dhe të koordinuar, situata është absurde, zjarrfikës fare të pa përgatitur, pa mjete që përpiqen të shuajnë flakët me një zorrë 10 metra. Çfarë do të ndodhte nëse intensiteti i flakëve do të ishte më i dendur? A do të mundeshin zjarrfikësit ta shuanin me një zorrë prej 10 metrash?
Denoncimi i qytetares:
Fshati Kozare, Kuçovë merr flak nuk dihet arsyeja. Zjarrfikësja e Bashkisë Kuçovë me 10 metra zorrë. Kjo është Shqipëria europiane 2030! Anonim.