Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon drejtuesin e Policisë Rrugore në Elbasan

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.09.2025, 19:08

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj së enjte në Elbasan, ku shefi i qarkullimit rrugor të qytetit është kanosur nga një zyrtar i Gardës së Republikës.

Sipas burimeve, Mateo Ademi 25 vjeç, me gradën inspektor pranë Gardës së Republikës dhe shofer i Prokurorit të Posaçëm të SPAK, Alfred Shehu, ka kërcënuar shefin e qarkullimit pasi ishte gjobitur gjatë lëvizjes me makinën e tij private.

Ngjarja ka ndodhur pranë postës së Elbasanit, ku Ademi i është afruar oficerit për t’i kërkuar llogari në lidhje me masën administrative. Rasti është referuar menjëherë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur një hetim në gjendje të lirë ndaj inspektorit për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe debat, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e zyrtarëve shtetërorë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një person që shërben pranë një prokurori të SPAK-ut, institucion që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit