Trump gabon sërish: Zgjidhëm konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2025, 17:57

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngatërruar sërish emrin e Shqipërisë me atë të Armenisë, ndërsa fliste për rolin e tij në përfundimin e konflikteve ndërkombëtare.

Gjatë një fjalimi në Mbretërinë e Bashkuar, Trump përmendi konfliktin e gjatë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke e prezantuar atë si një nga arritjet e tij në paqen globale, por u shpreh se kishte zgjidhur konfliktin mes "Shqipërisë dhe Aberbajxhanit", duke i referuar gabimisht dy vendeve.

"Mendoni pak: ne zgjidhëm, për shembull, Azerbajxhanin dhe Shqipërinë. Ky konflikt zgjati për vite me radhë. Dukej sikur nuk do të ishte kurrë e mundur të zgjidhej. Nëse e mbani mend, kryeministri dhe presidentët ishin të përfshirë në këtë për një kohë të gjatë. Dhe ata thanë, kur ishin në zyrën time: e zgjidhëm.”

Sipas Trump, të dy liderët ishin pritur në Shtëpinë e Bardhë pë r të nënshkruar një angazhim për paqe, pas dekadash përplasje në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Ky është rasti i tretë brenda pak javësh që presidenti amerikan ngatërron emra shtetesh, duke ngritur pikëpyetje mbi kujdesin dhe njohuritë e tij në raport me gjeopolitikën ndërkombëtare.

Gabimet e përsëritura të Trump kanë shkaktuar reagime të ndryshme në rrjete sociale dhe në mediat ndërkombëtare pasi duket se stafi i tij nuk ka ndërmend të marrë masa përballë këtyre 'gabimeve' të përsëritura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit