Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shprehur habi gjatë seancës së parë gjyqësore për koncesionin e Sterilizimit, duke deklaruar se nuk është vënë në dijeni për akuzën e re që i është ngritur nga SPAK.
“Unë jam njohur vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës,” tha Beqaj para trupës gjykuese, duke theksuar se nuk i është komunikuar akuza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Procesi gjyqësor po zhvillohet nga treshja e gjyqtarëve me kryetare Rudina Palloj dhe anëtarë Irena Gjoka e Erion Çela.
Beqaj po përballet i vetëm me drejtësinë, pasi refuzoi gjykimin e shkurtuar, duke bërë që dosja e tij të veçohet nga ajo e të pandehurve të tjerë.