Një ngjarje e rëndë ka tronditur njësinë administrative Kelmend në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.
Sipas informacioneve zyrtare , viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në një terren të thepisur malor kur, për shkak të kushteve të vështira, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi, duke ndërruar jetë në vend.
Hetimet po vijojnë për të sqaruar çdo detaj lidhur me ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë humbje tragjike.
Njoftimi i policisë:
"Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti."