Arrestohet në Gjeorgji “The Tinder Swindler”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.09.2025, 16:44

Një shtetas izraelit, i akuzuar për mashtrimin e grave që njihte në aplikacionet online të takimeve, protagonisti i dokumentarit të Netflix “The Tinder Swindler”, është ndaluar në Gjeorgji me kërkesë të Gjermanisë, mbi akuzat se ka mashtruar një grua në Berlin,.

Izraeliti Shimon Hayut (i njohur edhe si Simon Leviev), 34 vjeç, mahniste vajzat që njihte në Tinder me romanca të shpejta që përfshinin udhëtime me avionë privatë dhe qëndrime në hotele me pesë yje, përpara se t’i mashtronte ato dujke i zhvatur miliona dollarë, sipas dokumentarit të Netflix të vitit 2022.

Hayut iu prezantohej si djali i një oligarku dhe më pas i detyronte vajzat që njihte në Tinder të merrnin kredi të ndryshme në emër të tyre duke i thënë se ishte zhytur në probleme, përpara se të zhdukej duke i zhvatur paratë.

Ai përdorte të paktën pesë identitete të ndryshme. U arrestua në vitin 2019 dhe u dënua me 15 muaj burg në Izrael për mashtrim. Ai u lirua pas pesë muajsh. Sipas Channel 12, një stacion televiziv izraelit, ai arriti të zhvaste rreth 10 milionë dollarë nga gra të ndryshme midis viteve 2017 dhe 2019.

Sagiv Rotenberg, avokati i Hayut, tha se klienti i tij u arrestua të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Batumit në Gjeorgji, pas disa orësh marrjeje në pyetje. Një gjykatë vendosi të martën që ai të mbahej në burg për tre muaj, ose deri në ekstradimin e tij nga Gjermania, e cila kishte kërkuar nga Interpol një urdhër arresti. Z. Rotenberg tha se Hayut ka apeluar ndalimin në Gjeorgji dhe po kërkon gjithashtu të pushojë çështja ndaj tij në Gjermani.

Akuzat e Gjermanisë lidhen me pretendimet se Hayut ka mashtruar një grua në Berlin nga viti 2017 deri në 2019, sipas dokumenteve të Interpolit të parë nga The New York Times.

Sipas dokumenteve, prokurorët gjermanë e akuzojnë atë se i ka vjedhur gruas pothuajse 44,000 euro (rreth 52,000 dollarë) dhe ka shkaktuar mijëra dollarë shpenzime me një kartë krediti dhe një kontratë telefoni në emrin e saj. Gruaja gjithashtu pagoi rreth 9,000 euro (rreth 10,600 dollarë) për hotele dhe fluturime në Ishujt Kajman, pasi ai i kishte thënë se karta e tij e kreditit ishte bllokuar, dhe ajo nuk u rimbursua kurrë, sipas akuzave.

Hayut i ka mohuar akuzat dhe nuk e kupton pse Gjermania nuk kërkoi marrjen e tij në pyetje ose ekstradimin direkt nga Izraeli, tha avokati i tij, Rotenberg.

“Po mbahet në kushte jashtëzakonisht të rënda, pa ushqim të përshtatshëm dhe i lidhur me pranga shumicën e kohës,” tha Rotenberg për klientin e tij, me të cilin foli të martën. Ai shtoi se klienti i tij nuk është akuzuar për asnjë krim në Gjermani.

Rotenberg tha se klienti i tij ka udhëtuar lirisht vitet e fundit. “Ka qenë në Dubai, në Evropë, në vende të tjera të Europës Lindore,” tha ai. “Nuk u arrestua. Nuk pati asnjë problem.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit