SI SOT/ Dy vite pa Milienën, asnjë ndëshkim për mjeken e pakujdesshme në Berat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.09.2025, 08:00

Në shtator 2023, Miliena Sadushi, 40 vjeçe, humbi jetën pas komplikacioneve shëndetësore pas lindjes së fëmijës së tretë. Pas operacionit në spitalin e Beratit, ajo u dërgua në Itali për mjekim, ku u zbulua se kishte infeksion nga papastërtia e mjeteve kirurgjikale të spitalit Berat. Miliena ndërroi jetë më 8 shtator, duke lënë pas burrin dhe tri vajzat e saj.

Për JOQ Fisnik Habibi, bashkëshorti i Milienës, akuzoi mjeken Edlira Shkëmbi për përgjegjëse në vdekjen e gruas së tij, duke e cilësuar atë si mjeke të paqartë dhe jo të kualifikuar. Ai tha se mjekja kishte sjellë ilaçe nga Amerika dhe ia kishte dhënë Milienës pa e informuar për to. Ai akuzon spitalin e Beratit për lënien e placentës brenda trupit të gruas së tij.

Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga vdekja tragjike e Milienës, drejtësia ende nuk ka vepruar. Fisniku dhe tri vajzat e tij vazhdojnë të jetojnë në hidhërim për humbjen e njeriut të tyre të zemrës, Milienës dhe kërkojnë që mjekja Edlira Shkëmbi të mbajë përgjegjësi dhe të dënohet për gabimet që i kushtuan jetën gruas së tij.

Ai ka një llogari GoFundMe për të mbështetur vajzat, por Fisniku është ende në kërkim të drejtësisë që ndonëse kanë kaluar dy vite, nuk ka dhënë asnjë dënim për mjeken që shpirti i Milienës të prehet e qetë në parajsë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit