“Shtyjini-shtyjini!” Policia kundër studentëve te konviktet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.09.2025, 17:58

Këto janë pamjet e reja të asaj që ndodhi këtë të enjte në konviktet e mjekësisë në Qytetin Studenti, ku policia shtyu me forcë prindër dhe studentë që kërkonin të siguronin një vend në këto godina.

Policia shihet teksa tërheq studentët dhe shtyn prindërit në hyrjen e godinave, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Një studente që ishte e pranishme aty, tregon se si persona të caktuar u lejuan të futen brenda godinave nëpërmjet miqësisë që kishin me eprorët, ndërkohë që të tjerët përveçse u penguan të futen, u shtynë me forcë dhe në një mjedis që kishte dhe shkallë që mund t’i shkaktonin lëndime serioze.

“Policia ishte kundër nesh. Nuk na la hapësirë që të shpreheshim, vetëm shty kë t’i dilte përpara, ndërkohë që aty kishte shkallë dhe mund të vriteshim. Këta policët duhet të marrin dënim besoj, se dhe shumë të tjerë duhet të kenë video se si i tërhiqnin zvarrë prindërit dhe studentët,’ shkruan denoncuesja.

Shumë studentë kanë mbetur jashtë konvikteve pa mundur që të sigurojnë një ambient kë të qëndrojnë, dhe në nisje të këtij viti të ri akademik, përveç stresit të studimeve, duhet të kenë mbi supe dhe barrën për të paguar qiratë e shtrenjta të apartamenteve në kryeqytet.

Denoncimi i plotë:

“Jo vetëm studentët, dhe përindërit i tërhoqën zvarrë. Ishin shumë agresivë, sidomos ajo policia femër ça nuk i ka punuar studentëve dhe prindërve. Qanin prindërit bashkë me fëmijët.

Thanë që mbaruan vendet. Policia me dorë donte të na zbriste poshtë, ndërkohë nga ora 9 e ca vjen një gocë me bluzë jeshile me letra regjistrimi në dorë. I thotë një grua nga dritarja: Thuaj jam e administratës që të futesh, dhe u fut.

Policia ishte kundër nesh. Nuk na la hapësirë që të shpreheshim, vetëm shty kë t’i dilte përpara, ndërkohë që aty kishte shkallë dhe mund të vriteshim. Këta policët duhet të marrin dënim besoj, se dhe shumë të tjerë duhet të kenë video se si i tërhiqnin zvarrë prindërit dhe studentët.

Ishte një prind te dera, dhe policja e ka tërhequr aq shumë sa s'di dmth. Këtu shtyn mamin bashkë me vajzën."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit