“Plumbi i Artë”/ Revoltohet Enver Diva në GJKKO: Edi Rama e SPAK-u janë bashkë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2025, 15:27

Në seancën e radhës të dosjes "Plumbi i Artë", mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (GJKKO), i pandehuri Enver Diva ka reaguar ashpër pas publikimit të pjesëve të dëshmive të Nuredin Dumanit nga emisioni "Insight Story" i Top Channel.

Diva ka shprehur zemërim për mënyrën se si është paraqitur në media, duke e quajtur veten të pafajshëm dhe duke kërkuar që emisionet të ndalojnë me shpërndarjen e materialeve të tilla, pasi, sipas tij, ai nuk është ende i dënuar.

Po ashtu, Diva ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kryeministrit Edi Rama, duke sugjeruar se ata janë në një marrëveshje të fshehtë për të manipuluar rastin.

“Kam një kërkesë për Top channel që ka dhënë një emision dje, duke më nxjerr si vrasës me pagesë, dhe nuk ka të drejtë një media të japë materiale të tilla kur prezumohem i pafajshën, unë jam ku jam në gjykim, s’jam dënuar. Apo e keni shitur materialin, se Top Channel, Edi Rama e SPAK-u bashkë janë. Unë jam i pafajshëm, ju keni çuar kasetën atje”, tha Diva.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit