E rëndë! Veç policit, 16-vjeçarja nga Këlcyra abuzohej dhe nga njerku i saj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2025, 14:13

Gjatë ditës së sotme u bë me dije një ngjarje sa e rëndë aq edhe e turpshme. Një efektiv i policisë, Artur Ago, 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra.

Ngjarja u zbulua pasi disa djemtë që kanë shantazhuar policin, duke i kërkuar para në këmbim të mosshpërndarjes së një videoje intime, ku sipas burimeve, shfaqen momentet e komunikimit virtual me përmbajtje seksuale mes tij dhe të miturës.

Sipas të dhënave të deritanishme, 7 persona janë shoqëruar, ndërsa 4 urdhër-arreste janë lëshuar për të rinjtë e përfshirë në shantazh dhe shpërndarjen e materialeve komprometuese. Raportohet se është shoqëruar edhe njerku i 16-vjeçares, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit