Atentatet në Shkodër, Ragip Gila dyshohet se ekzekutoi edhe Kristjan Kolën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2025, 13:59

Pas hetimeve intensive, Policia e Shtetit ka dyshime të forta se i njëjti ekzekutor qëndron prapa dy ngjarjeve të rënda në Shkodër: vrasjes së Kristjan Kolës dhe atentatit të datës 8 shtator, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën dy persona të tjerë.

Ragip Gila u arrestua menjëherë pas atentatit të shtatorit, ndërsa hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë edhe autori i vrasjes së Kolës. Në të dy rastet, autori ka vepruar në mënyrë të ngjashme, duke përdorur motor dhe duke qenë i maskuar me skafandër.

Aktualisht po kryhet një ekspertizë e dytë mbi motorin që u përdor në vrasjen e Kristjan Kolës, i cili më pas u gjet i djegur. Nga kjo ekspertizë pritet të përftohen gjurmë ADN-je që do të krahasohen me ato të Ragip Gilës për të sqaruar përfshirjen e tij në këto ngjarje. Hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit