Përmes një denoncimi dërguar redaksisë së JOQ, një qytetar ka ngritur shqetësime lidhur me kushte të papërshtatshme për pacientët në Spitalin e Kavajës. Sipas tij, të moshuarit që shkojnë për shërbim shëndetësor shpeshherë përballen me mungesë informacioni dhe mungesë mjekësh.
"Përshëndetje, dua të bëj një denoncim në lidhje me Spitalin e Kavajës. Të moshuarit që vijnë në spital shpeshherë enden pa informacion të mjaftueshëm. Spitali nuk ka ashensor, nuk ka kondicionerë, mungojnë mjekët në disa raste", shkruan qytetari për JOQ.
Shqetësimi kryesor është mungesa e kushteve bazë për trajtimin e pacientëve, veçanërisht për të moshuarit, të cilët shpesh përballen me vështirësi fizike për të lëvizur në mungesë të ashensorëve. Gjatë periudhave të nxehta, mungesa e kondicionerëve iu përkeqëson shëndetin pacientëve.
Një tjetër shqetësim i ngritur është mungesa e mjekëve. Kjo situatë ngre pikëpyetje lidhur me investimet e pamjaftueshme në sektorin shëndetësor në këtë spital, dhe qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për të përmirësuar kushtet dhe ofruar shërbime cilësore për pacientët.