Lumi Erzen merr ngjyrë të errët, qytetari: Dikur laheshim këtu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.09.2025, 14:26

Prej vitesh lumi Erzen ka humbur pamjen dhe natyralitetin e dikurshëm. Zhvillimi industrial dhe derdhja pa kontroll e mbetjeve ndotëse e kanë kthyer rrjedhën e tij në ujëra të errëta e të rënda për nga gjendja.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video të xhiruar në Ndroq, ku shfaqet qartë niveli i ndotjes. Teksa komenton pamjet, ai shprehet se është e pamundur të përshkruhet era e rëndë që ndjehet pranë lumit, duke shtuar se uji është mbuluar i gjithi me shkumë.

Pamjet dëshmojnë qartë se në lumë derdhen lëndë ndotëse. “Dikur laheshim dhe pinim ujë këtu, ndërsa sot shiko si është bërë,” thotë qytetari gjatë videos.

Kjo situatë ka goditur rëndë ekosistemin, pasi peshqit janë zhdukur dhe bimësia është dëmtuar. Përballë kësaj gjendjeje alarmante, ndërhyrja për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm të lumit është bërë një domosdoshmëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit