“Ka shku boti n’dyqan gjasmë e mora” – Noizy ironizon me orën 1 milionë e gjysmë të Mozzikut, nuk i beson që e bleu

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2025, 11:49

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy ka reaguar pas lajmeve dhe publikimit nga vet reperi kosovar, Mozzik për blerjen e një ore shumë të shtrenjtë.

Për këtë orë, Mozzik ka thënë se e ka blerë 1 milionë euro e gjysmë ndërsa për të ishte ndalur dje edhe nga Dogana e Kosovës, dhe të dy orët e tij në vlerë mbi 2 milionë euro, janë sekuestruar.

Noizy përmes postimeve në Instagram ka ironizuar me të.

“Nuk do të gënjej, përpjekja ishte e çmendur. Ka shku boti në dyqan gjasmë e mora. 2 milionë euro ja dhash shitësit shpejt dhe dola. Kaq ishte, isha i mërzitur, nuk kam asnjë ndjenjë të keqe”, ka shkruar Noizy.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit