Një qytetar nga Vlorë ka denoncuar një problem të madh të lagështirës që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpinë e tij, duke përmendur rënien e tarracës së pallatit si pasojë e kushteve të papërshtatshme. Në një mesazh të dërguar për JOQ, qytetari thekson se ka vështirësi të ngulë gozhda dhe të kryejë punë të thjeshta në shtëpi për shkak të lagështirës ekstreme.
Ai kërkon që Bashkia e Vlorës të ndërhyjë dhe të marrë masa urgjente për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm, pasi kjo situatë mund të shkaktojë dëme më të mëdha për banorët e pallatit. Qytetari ka dërguar gjithashtu një video që dokumenton kushtet e vështira të jetesës në shtëpinë e tij, duke përfshirë edhe ambientin e tualetit.
"Përshëndetje, zëri më i fuqishëm në vend. Ju kam kontaktuar edhe herë të tjera për këtë problem, po më bie tarraca e pallatit nga lagështirë në shtëpi. Nuk di ku të drejtohem. Bashkia Vlorë duhet të marrë masa për këtë histori bolierash, sepse do ndodhë ndonjë hata dhe do jetë vonë për tu kujtuar. Nuk ngul dot një gozhdë në shtëpi nga lagështira. Nuk dua të debatojmë, sepse nuk na ka lezet, por as me mirëkuptim nuk po zgjidh gjë. Do ju nis edhe video nga ambienti i brendshëm, në tualetin e shtëpisë. Ju lutem na ndihmoni. Respekt për punën tuaj", shkruan qytetari.