52-vjeçari në Mat qëllon me armë, kërcënon fqinjin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2025, 10:18

Një konflikt për motive të dobëta mes dy banorëve të fshatit Drita, në Mat, ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Shtetasi F. H., 52 vjeç, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë gjahu për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin M. K., 63 vjeç, pas një debati verbal mes tyre. Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë, është raportuar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të kapur autorin, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas informacionit të dhënë nga Policia, konflikti mes dy personave ka nisur për arsye të thjeshta dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërkohë që specialistët për Hetimin e Krimeve po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit