“Drejtësi për Denisin”/ Babai shqiptar hyn në grevë urie në Athinë, kërkon të vërtetën për tragjedinë e trenave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2025, 10:22

Prej disa ditësh, në sheshin “Syntagma” të Athinës, përballë godinës së Parlamentit grek, Pano Ruçi, babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej viktimave të tragjedisë së trenit në Tempi më 28 shkurt 2023, ka nisur një grevë urie dhe etjeje.

I pikëlluar dhe i zemëruar, ai kërkon vetëm një gjë: drejtësi për djalin e tij dhe lejimin e zhvarrosjes së trupit, kërkesë që deri më tani është refuzuar nga Gjykata e Larisës.

Unë nuk dua asgjë, përveç të vërtetës për djalin tim. Nuk do të largohem derisa të më dëgjojnë.”

Tragjedia hekurudhore në Tempi, ku humbën jetën 57 persona, shumica të rinj, është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda dhe më të errëta në historinë e transportit grek. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite e gjysmë nga aksidenti, shumë familje ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare dhe transparente për atë që ndodhi në të vërtetë.

Pano Ruçi ka vendosur të qëndrojë në shesh “deri në fund”, i palëkundur në kauzën e tij. Ai nuk është vetëm. Çdo ditë, qytetarë grekë dhe shqiptarë, familjarë të viktimave dhe aktivistë, ndalojnë pranë tij për ta mbështetur dhe për të dëgjuar historinë e dhimbjes që ka kthyer në mision jetësor.

I pikëlluar nga humbja me të cilën po përballet, shqiptari thotë:

“Grevë urie dhe etjeje për Denisin, për të gjithë fëmijët, për drejtësinë dhe të vërtetën, që të mos humbasë më asnjë jetë për fitimet e tyre. Nuk kam mundur të fle për dy vjet e gjysmë. I kam dhënë një premtim djalit tim: nuk do t’i fal ata që shkaktuan këtë tragjedi. Për shkak të tyre, të gjithë këta fëmijë u larguan nga jeta në mënyrë kaq të padrejtë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit