Shqipëria po boshatiset nga mjekët, qeveria asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2025, 08:28

Emigrimi i mjekëve shqiptarë ka arritur nivele alarmante, duke kërcënuar funksionimin e sistemit shëndetësor. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, rreth 150 mjekë largohen çdo vit nga Shqipëria, një numër që përputhet me numrin vjetor të diplomuarve në universitetin e mjekësisë.

Ky fluks i lartë ka çuar në një shtim të mjekëve shqiptarë në vendet e huaja, ku në vitin 2020, 1,060 mjekë shqiptarë punonin në 38 shtete të tjera. Vetëm në Gjermani, numri i mjekëve shqiptarë është rritur nga 149 në 988 ndërmjet 2013 dhe 2021.

Në këtë situatë kritike, qeveria nuk po merr masa. Diferenca e madhe me pagat në vendet e BE-së, siç është Gjermania, ku një infermier merr 2,900 euro bruto, e bën të vështirë mbajtjen e profesionistëve në Shqipëri. Ky emigrim i vazhdueshëm, veçanërisht nga rinia, rrezikon seriozisht sistemin shëndetësor, duke e bërë të vështirë garantimin e shërbimeve, veçanërisht në zonat rurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit