Po lufton me tumorin në tru, Liora e vogël ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2025, 00:07

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një vogëlushe 7-vjeçare nga Tirana e quajtur Liora, e cila sapo ka kryer një ndërhyrje për heqjen e një tumori në tru, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Prindërit e saj, Lirak dhe Suela Gjoshi, u detyruan të udhëtonin me urgjencë drejt Athinës, pasi në Shqipëri mungonin specialistët dhe kushtet e nevojshme për trajtimin e rastit të saj.

Liora vuante nga dhimbje të forta koke dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekët konstatuan një tumor në tru. Ajo iu nënshtrua një operacioni që zgjati plot 11 orë, ku pjesa më e madhe e tumorit u hoq me sukses. Mrekullisht, kur u zgjua pas ndërhyrjes, Liora arriti të lëvizte duart e këmbët dhe të buzëqeshte.

Megjithatë, një pjesë e vogël e tumorit nuk u hoq dot, ndaj mjekët po presin rezultatet e biopsisë për të përcaktuar trajtimin e mëtejshëm. Familja ndodhet në një situatë shumë të vështirë, pa të ardhura dhe pa siguracione shëndetësore, ndërsa duhet të qëndrojnë në Greqi për ndjekjen mjekësore.

Të afërmit kanë hapur një faqe GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e mëdha mjekësore, që përfshijnë vizitat, analizat, ndërhyrjet e mundshme, trajtimet pasuese, si dhe jetesën në Athinë gjatë kësaj periudhe.

Kushdo që dëshiron të kontribuojë për të ndihmuar këtë familje mund ta bëjë përmes linkut të hapur në GoFundMe. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt shërimit të vogëlushes Liora.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit