Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme Gjirin e Lalëzit, në zonën e quajtur Fushë Bizë, duke shkrumbuar rreth 50 hektarë sipërfaqe pyjore në kodra.
Pamje të shumta të dërguara nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania tregojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve, të ndihmuara edhe nga era e fortë.
Në terren kanë mbërritur tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e vatrave, ndërsa policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje për të monitoruar situatën.
Flakët vijojnë të jenë aktive dhe po përhapen për shkak të erës së fortë, ndërkohë që dyshimet paraprake janë për një zjarrvënie të qëllimshme.