Xheni Karaj për projektligjin kundër diskriminimit të transave: Mund të kenë lindur meshkuj por ndihen gra

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.09.2025, 23:34

Pak ditë më parë Kuvendi ka hedhur për shqyrtim publik projektligjin kundër diskriminimit me bazë gjinore në Shqipëri.

PJESË NGA PROJEKTLIGJI PËRCAKTON:

"Çdo trajtim më pak i favorshëm i një personi për shkak të gjinisë, *identitetit gjinor*, shprehjes gjinore, ose karakteristikave seksuale, në krahasim me trajtimin që i bëhet, i është bërë ose do t’i bëhej një personi të gjinisë tjetër, në një situatë të njejtë ose të ngjashme, përbën diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të gjinisë dhe ndalohet."

Ky projektligj ndalon diskriminimin e personave për shkak të gjinisë apo identitetit gjinor, duke njohur termat e komunitetit LGBT në vend.

Identiteti gjinor për personat e komunitetit nënkupton përcaktimin e gjinisë në bazë të ndjesive personale të individit, pavarësisht seksit të përcaktuar në lindje.

Mbrëmjen e sotme, aktivistja e komunitetit LGBT ka sqaruar në News24 çështjen që ka bërë bujë ditët e fundit në media. Ajo tha se LGBT ka qenë e pranishme në procesin e konsultimit publik së bashku me grupe të tjera interesi.

“Seksi biologjik përfshin mashkull, femër dhe persona intersex, foshnje që lindin me karakteristika të dy gjinive. Ndërkohë, gjinia lidhet me mënyrën si individi identifikohet dhe shprehet në shoqëri. Këtu përfshihen edhe personat transgjinorë, të cilët nuk përputhen me seksin e tyre të lindjes,” shpjegoi Karaj.

Një tjetër shqetësim që ngriti ishte mungesa e mundësisë që personat transgjinorë në Shqipëri, edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale për ndryshim gjinie, të pasqyrojnë këtë realitet në dokumentet e tyre zyrtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit