Duket se kabineti i ri politik i qeverisë Rama IV është një rrjet miqësish oligarkike që favorizojnë interesat e këtyre të fundit në përfitime të parave publike.
Kështu në sektorin e shëndetësisë, emërimi i ministres Evis Sala ngre sinjale të forta dyshimi mbi mënyrën si lidhen politika dhe interesat oligarkike në Shqipëri.
Karriera e Evis Salës është e lidhur drejtpërdrejt me Klodian Allajbeun, pronarin e Spitalit Amerikan.
Ajo ka shërbyer si dekane e parë e Universitetit Privat “Western Balkans University” (WBU) në Tiranë, institucion në pronësi të Allajbeut. Sipas faqes zyrtare të WBU-së, nga 2022 deri në 2025, Sala “ka shërbyer si rektorja themeluese” e universitetit. Ligjërisht, pronar kryesor i WBU është vetë Klodian Allajbeu me 90% të aksioneve, dhe Ferdinand Gjana me 10%. Pra ministrja e re ka qenë punonjëse nën urdhrat e oligarkut hajdut të koncesionit të Hemodializës Klodian Alljabeut.
Hemodializa me vlerë 84 MILION € është aktualisht nën hetim nga SPAK. Emërimi i Salës si ministre e Shëndetësisë duket se shërben si ura midis interesave oligarkike dhe qeverisë.
E thënë thjesht, një nga punonjëset e Allajbeut ka marrë postin e ministres së Shëndetësisë dhe Sala pritet të ketë kontroll mbi koncesionet e Allajbeut, duke e vendosur atë në një pozicion që ndërthur paratë publike me interesat e një prej oligarkëve më zhvatës të fondeve të shëndetësisë në vend.
Profesoresha dhe ministrja e re, duket se më shumë do të përfaqësojë interesat e oligarkëve e jo të qytetarëve që supozohet t'i shërbejë sistemi i shëndetësisë.
Në këtë kuadër, lidhja midis Evis Salës dhe Klodian Allajbeut nuk është thjesht një rast miqësie, por një pjesë e një skeme të mëtejshme abuzive që përfshin koncesione miliardëshe dhe kontroll të pushtetit publik mbi resurset kritike të shëndetësisë duke i vën nën funksion të këtij të fundit.