Një lajm i mirë ka mbërritur sot për rastin e dy foshnjave, Dua Amara dhe Sidritit, të cilët prej ditësh disa ditësh po luftojnë me vdekjen, i cili u publikua nga JOQ Albania mbrëmjen e djeshme.
Falë solidaritetit të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, u bë e mundur që shuma e nevojshme për trajtimin e tyre të mblidhej në më pak se 24 orë.
Dy bebat tashmë kanë mbërritur në spitalin “Bambino Gesu” në Itali, ku do të marrin trajtimin e specializuar që u nevojitet.
Lajmin e ka bërë të ditur imami dhe bamirësi Elvis Naçi, drejtues i Fondacionit Firdeus, i cili mori përsipër rastet dhe nisi thirrjen për ndihmë nëpërmjet një fushate në GoFundMe.
Ai shprehu gëzim të madh për këtë arritje dhe falënderoi çdo shqiptar që kontribuoi, duke theksuar se solidariteti ynë kombëtar është ai që shpëton jetë në situata të tilla urgjente.
Në postimin e tij, Naçi shkruan ndër të tjera:
“Ju faleminderit! Shpëtuat dy jetë me leje të Zotit. Dua Amara dhe Sidriti arritën në Bambino Gesu. Dy bebat sot kanë shpresa për jetën, ju lutem t’i mbulojmë me lutje që të rikthehen të shëruar. Lusim Zotin ato lot dhimbjeje të nënave të kthehen në lot gëzimi. O Zot begato çdo bamirës, ata janë shpëtuesit e jetës së fëmijëve.”
Ky është edhe një shembull i fuqishëm se kur shqiptarët bëhen bashkë, arrijnë të bëjnë mrekulli dhe të shpëtojnë jetë.