Apel për ndihmë nga Vlora: Babai im ka nevojë urgjente për gjak, po lufton me vdekjen!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.09.2025, 21:36

Një vajzë nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për babain e saj, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai ka nevojë urgjente për gjak në Spitalin e Vlorës.

Sipas saj, nuk ka rëndësi grupi i gjakut, pasi spitali bën këmbimin. Duke qenë në një situatë kaq të rëndë, familjarët shprehen se janë të gatshëm të shpërblejnë këdo që dhuron gjak, vetëm që jeta e babait të tyre të shpëtohet.

Pacienti është Artur Guna dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës.

Numri i kontaktit: 0697586511.

Më poshtë mesazhi i plotë i së bijës:

“Përshëndetje JOQ, kam babin në gjendje kritike për jetën, ka nevojë për gjak. Mund ta shpërndash të lutem, do isha shumë mirënjohëse. Ndodhet në Spitalin e Vlorës, nuk ka rëndësi grupi i gjakut, qoftë dhe kundrejt shpërblimit! Emri i pacientit Artur Guna, ndodhet në Spitalin e Vlorës. Pagesa bëhet atje nga vëllai im. Numri i kontaktit: 0697586511.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit