Një e moshuar është gjetur e humbur në kryeqytet dhe aktualisht ndodhet në Komisariatin Nr.1 në Tiranë.
Ajo nuk mban mend adresën e banesës, ndërsa ka thënë vetëm se ka një vajzë me emrin Juna.
Familjarët ose të afërmit e saj janë të lutur të paraqiten sa më parë në komisariat për ta marrë.