Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të bërë apel për një të moshuar që është gjetur i vetëm dhe i humbur në Tiranë.
Sipas qytetarit, i moshuari prezantohet si Nazif Koçi, 83 vjeç, dhe thotë se djali i tij quhet Artan. Ai ndodhet aktualisht në Mer’s Hotel në kryeqytet, por duket se ka probleme me kujtesën dhe nuk ka mundur të tregojë adresën e saktë të banesës së tij.
Qytetari që e ka gjetur ka kërkuar ndihmën e publikut për të kontaktuar familjarët ose të afërmit e zotërisë, duke lënë edhe numrin e telefonit: 0692088925.