Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania duke kërkuar ndihmë për gjetjen e të vëllait të tij, Elkrist Kola, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz.
Familjarët kanë humbur kontaktin me të që prej datës 13 shtator 2025, ndërsa hera e fundit që është parë ka qenë në fshatin Luf të Pukës. Prej katër ditësh nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Elkristi përshkruhet si rreth 1.80 m i gjatë, me flokë kafe dhe mjekër. Në momentin e fundit që është parë, ai mbante veshur tuta sportive, atlete të zeza dhe një xhaketë ngjyrë kafe. Sipas familjarëve, 22-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është fizikisht i dobët, gjë që e bën edhe më të vështirë lëvizjen e tij.
Kushdo që mund të ketë informacion për të riun apo e ka parë ndokund, të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit 0695775646 (WhatsApp).