Një ditë pas aksidentit tragjik, barrierat e kryqëzimit janë të shkatërruara

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.09.2025, 19:51

Një ditë pas aksidentit fatal të ndodhur të martën në autostradën Fier–Lushnje, pranë kryqëzimit të Vajkanit, ku humbi jetën një grua, gjendja e barrierave mbrojtëse mbetet e pandryshuar dhe tejet e rrezikshme.

Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë se barrierat anësore të rrugës janë lënë të dëmtuara, duke u kthyer në një rrezik serioz për aksidente të tjera. Deri tani, asnjë ndërhyrje nuk është bërë për t’i rregulluar ato.

Po të nis këtë video nga aksidenti i djeshëm që ndërroi jetë një person në aksin Fier-Lushnje, fshati Vajkan. Këto barrierat nuk i kanë vënë fare mirë, dhe nga kjo ndodhi aksidenti. Nga dje nuk janë vënë barrierat akoma. Ju lutem postoni se do marrë jetën të tjerëve,” shkruan denoncuesi.

Kujtojmë se në aksidentin e dyfishtë të ditës së djeshme humbi jetën 60-vjeçarja Marjana Kovaçi, ndërsa vajza e saj Laureta Mali, që ishte në timon, dhe një pasagjer tjetër mbetën të plagosur.

Në një kohë kur institucionet nuk po marrin masa për të garantuar sigurinë e qytetarëve që përdorin këtë autostradë, ajo që kemi në dorë është t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes përgjatë këtij vendkalimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit