Shitësja i ktheu faturën me para që gjeti në dyqan, qytetarja e falenderon publikisht: Më riktheu besimin te mirësia e njerëzve!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.09.2025, 18:44

Një gjest i vogël, por me zemër të madhe, ka emocionuar sot një qytetare nga Elbasani, e cila zgjodhi të ndajë publikisht mirënjohjen e saj për një shitëse.

Qytetarja tregon se teksa djali i saj ndodhej në një dyqan tabachino (IQOS) në bulevardin e Elbasanit, i kishte rënë një faturë, brenda së cilës kishte edhe para. Fatmirësisht, faturën e gjeti shitësja e dyqanit, e cila quhet Aneta, dhe nuk nguroi ta kontaktonte menjëherë në Instagram për t’ia kthyer.

Ky veprim i sinqertë dhe i rrallë në ditët e sotme e mbushi me shpresë dhe i riktheu besimin te mirësia e njerëzve. Qytetarja e prekur shprehu publikisht falënderimet për Anetën, duke e konsideruar shembull për ndershmëri dhe humanizëm.

Më poshtë mesazhi i plotë i saj dërguar në redaksinë e JOQ Albania:

“Përshëndetje JOQ! Ju lutem ta publikoni: Sot u emocionova nga një gjest i vogël, por me shumë vlerë. Një vajzë që punon në një dyqan tabachino (iqos) në bulevard, Elbasan, Aneta, gjeti dhe ruajti një faturë me para që i kishte rënë djalit tim. Më kontaktoi vetë për të ma kthyer. Në një kohë ku shpesh mungon ndershmëria, ky veprim i saj më riktheu besimin te mirësia e njerëzve. Faleminderit nga zemra Aneta, për kujdesin, ndershmërinë dhe zemrën e madhe! 🙏💛. Po ju bashkangjis dhe sms që më dërgoi. Ishte pagesa e shkollës që bëri djali bashkë me faturën të mbështjella. Domethënë kusuri që i kishte kthyer shkolla. Ju falenderoj nga zemra nëse e postoni.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit