Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Sipas pamjeve të siguruara nga redaksia jonë, duket qartë se mjeti është djegur plotësisht, duke u kthyer në hi brenda pak minutash.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo ngjarje. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e makinës nga flakët, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të rastit.
Ngjarje të tilla kanë shkaktuar shpesh shqetësim tek qytetarët, pasi ky është rasti i tretë ku automjetet përfshihen nga flakët në rrugë.