Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një gjobë me vlerë të konsiderueshme, që sipas saj është vendosur padrejtësisht nga policia rrugore.
Sipas saj, ajo është gjobitur me 300 mijë lekë të vjetra për një shkelje rrugore në Tragjas, më datë 14 shtator 2025, në orën 14:38. Problemi është se qytetarja nuk ka qenë fare në Tragjas në atë moment, dhe makina e saj nuk ndodhej aty.
Ajo ka dërguar prova fotografike që tregojnë se të dielën, në orën 14:53, ka qenë në shtëpinë e saj në Tiranë, duke luajtur me djalin. Në mesazhin e saj drejtuar redaksisë, qytetarja shkruan: "Përshëndetje JOQ! Më kanë vendosur një gjobë në Tragjas, ndërkohë që unë kam qenë në Tiranë. Ishim në shtëpi duke luajtur me djalin tonë, ja shikoni orën e fotove në telefon."
E shqetësuar nga vlera e lartë e gjobës së padrejtë, qytetarja ka kërkuar që rasti të bëhet publik dhe të ndërmerren masa për pezullimin e këtij ndëshkimi.
Kujtojmë se disa muaj më parë një praktikë e ngjashme u regjistrua edhe në Durrës, ku qytetarë të ndryshëm denoncuan në redaksinë tonë gjobitje të padrejta. Në atë rast, Policia reagoi duke anuluar gjobat dhe duke kërkuar falje ndaj qytetarëve.
Gjoba:

Fotoja që qytetarja pretendon se ishte në shtëpi:
