Një situatë e rrezikshme për fëmijët dhe banorët është denoncuar në redaksinë tonë nga qytetarë të lagjes pranë shkollës “Abdyl Paralloi” në Elbasan.
Sipas qytetarëve, trotuari përpara institucionit arsimor është zaptuar tërësisht nga ambientet e një lokali privat të quajtur “Kafe Lulishte Genti” që e bën të pamundur kalimin e këmbësorëve. Si pasojë, prindërit dhe fëmijët që shkojnë çdo ditë në kopësht apo shkollë detyrohen të ecin në mes të rrugës, në një zonë ku qarkullojnë automjete, duke rrezikuar seriozisht jetën.
Denoncuesi thotë se ka bërë ankesë më datë 27 gusht 2025 pranë strukturës “Hapësira Ime Publike” në Bashkinë e Elbasanit, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ai akuzon kryebashkiakun Gledian Llatja dhe drejtorët përkatës se po mbyllin sytë për shkak të lidhjeve politike të pronarit të lokalit dhe afrimitetit të tij me drejtues të institucioneve si IKMT.
Banorët dhe prindërit i bëjnë thirrje publike Bashkisë Elbasan, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë Bashkiake të ndërhyjnë menjëherë për lirimin e hapësirës publike dhe vendosjen e rendit, përpara se situata të përshkallëzohet në ndonjë incident tragjik.
Denoncimi i qytetarit:
"Përshendetje JOQ , dua të bej nje denoncim teper shqetesues per ne banoret e lagjes dhe te afermit tonë qe marrim femijet nga kopeshtet dhe shkollat dhe detyrohemi te ecim në mes të rruges te makinave per shkak se trotuari eshte zaptuar nga nje patronazhist në qytetin e Elbasanit , ku ka ngritur nje lokal të quajtur Kafe Lulishte Genti e cila ndodhet ngjitur me murin e shkolles “Abdyl Paralloi” ose pranë Universitetit “Cikli Ulet “. Ju lutem te merren masa pasi Gledjan Llatjas nuk ja ndjen per urdherat e Kryeministrave dhe i ka drejtorat dhe punetoret kukulla qe vetem marrin rrogen . Kam bere dhe denoncim tek Hapesira Publike dhe prap asnjë masë e marrë. Ju lutem sepse rrezikojmë jeten e femijeve . Dhe denoncimi qe kam bere tek HAPESIRA PUBLIKE qe prej datës 27 Gusht dhe akoma asnjë masë, duke qenë se pronari atij objekti mbahet si kercenues dhe i ben ndere Gledjan Llatjas dhe per më teper ka mik drejtorin e IKMT , Alian Zabelin . Personi qe e ka subjektin quhet Gentian Darzeza"


