“500 mijë € për dasmën,” djali i Jozefina Topalli: E financoi vjehrria

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.09.2025, 17:02

Prej disa ditësh opinioni publik është duke u marrë me thashetheme për dasmën e shumëpërfolur të Genar Topallit, djali i deputetes Jozefina Topalli, dhe moderatores Cindy Marina.

Ata u kurorëzuan në Romë në një ambient që është përfolur për shifra të kushtueshme të dhënies me qira për ceremoni. Ajo që tërhoqi më shumë vemëndjen e publikut ishte dekori i kushtueshëm, madje dhe veshjet e protagonistëve.

Reagimi i moderatores Eva Murati, e cila më parë ka qenë në një lidhje me Genarin, ndezi më shumë debatet, ku publiku u shpreh se vlera e dasmës ishte rreth 500 mijë euro.

"Nuk dua që milionë shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike", shkroi Eva në një koment në TikTok.

Por së fundmi një reagim i gjatë dhe publik ka ardhur nga Genar Topalli, i cili më shumë se sa të sqarojë publikun, duke se e kishte një përgjigje për ish-partneren e tij, që pretendoi se dasma është bërë me para të vjedhura nga populli.

Ai thotë se dasma është ideuar nga vetë ai dhe Cindy, ndërkohë që për shpenzimet ka kontribuar vjehrria.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt, Genar Topalli

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit